Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohet fideri i subjektit privat, mbeten pa drita “Myslym Shyri” dhe “Rruga e Kavajës”


 

Një defekt ka lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës rreth Myslym Shyrit dhe Rrugës së Kavajës.

Dëmtimi ka ndodhur në fiderin 20 KV, të një subjekti privat që po punon për rikonstruksionin e shkollës ‘Konferenca e Pezës’.

OSHEE njofton se ka marrë masat për riparimin e dëmit, ndërsa policia ka nisur hetimet ndaj subjektit që ka shkaktuar defektin.

“Nje pjese e zones rreth “Myslym Shyri” dhe “Rruga e Kavajës” kane mbetur pa energji elektrike per shkak te demtimit te fiderit 20kV nga subjekti privat qe punon per rikonstruksionin e shkolles “Konferenca e Pezës”.

OSHEE mori masa për riparimin e dëmit, në prani edhe te policise se shtetit e cila regjistroi procedimin ndaj subjektit (foto).

Aktualisht ka mare energji nje pjese e konsiderueshme e abonenteve”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *