Vendosni fjalën kyçe....

Ekonomia kineze në rënie, lufta tregtare godet të gjitha sektorët


Kina publikoi një serë të dhënash të dobëta për muajin Korrik, përfshirë rënien e prodhimit industrial në nivelin më të ulët në 17 vite.  Të dhënat tregojnë për një ngadalësim të mëtejshëm të ekonomisë, ndërkohë që lufta tregtare me SHBA po godet bizneset dhe konsumatorët.

Aktiviteti në Kinë ka vazhduar të ngadalësohet pavarësisht masave të ndërmarra nga autoritetet, ç’ka rrit dyshimet mbi efektivitetin e stimujve në të ardhmen e afërt.  Të dhënat e fundit treguan se kërkesa ka rënë në të gjithë sektorët, nga prodhimi industrial, te investimet dhe shitjet me pakicë.

Kjo erdhi pas publikimit të huadhënies së dobët bankare dhe sondazheve të zymta mbi fabrikat, ç’ka rrit pritshmëritë se do të ketë mbështetje politike në ekonomi.

Prodhimi industrial u ngadalësua ndjeshëm në 4.8% me bazë vjetore, nga 6.3% që ishte norma e Qershorit.  Investimet në infrastrukturë dhe në prona, patën gjithashtu rënie.

Prodhimi i çelikut ra për të dytin muaj radhazi në Korrik, ndërsa prodhimi i mjeteve motorrike vazhdoi rënien dyshifrore.  Mnistria e industrisë deklaroi muajin e kaluar se vendi do ta ketë të vështirë për të arritur objektivin e një rritje industriale prej 5.5-6% këtë vit, kryesisht prej luftës tregtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *