Vendosni fjalën kyçe....

Emigrantët e bllokuar në Mesdhe, 6 vendet e BE-së pranojnë strehimin e tyre


Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se gjashtë vende të BE-së, janë pajtuar të marrin rreth 150 migrantë të cilët po qëndrojnë në një anije në Detin Mesdhe, pasi Italia u ndaloi hyrjen në territorin e saj.

Migantët do të shkojnë në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe Luksemburg.

Kryeministri Conte kritikoi ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini për ndalesën ndaj migrantëve duke i thënë se ai është i “fiksuar” pas mbylljes së porteve të Italisë për migrantët, raporton REL.

Para njoftimit të Contes, Spanja tha se po punonte me shtetet e tjera të BE-së dhe Komisionin Evropian për të gjetur një “zgjidhje të përbashkët dhe të rregullt”, dhe ishte e gatshme të “merrte pjesë në një shpërndarje të ekuilibruar të migrantëve në bordin e anijes”.

Edhe zyrtarët francezë dhe gjermanë konfirmuan se po zhvillonin bisedime për të zgjidhur këtë çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *