Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm, disa fotografi nga zona e Shkëmbit të Kavajës.
Sipas kryeministrit, në Kavajë po punohet natë e ditë edhe gjatë sezonit veror për sistemimin e rrugëve dhe vendosjen e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës. Mirëpo ndjekësit e tij në rrjetet sociale e kanë nxjerrë bllof, pasi një detaj në foto vërteton se ato nuk janë aktuale.
Punonjësit poshtë uniformave mbajnë rroba të gjata e të trasha, ndërsa kalimtarët mbajnë xhupa veshur, çka sugjeron se fotot janë realizuar në dimër.
“Shumë ftohtë ka qenë mbrëmë në Golem ! Shyqyr që kishim gati garderobën e dimrit. Qesharak!”, shkruan një nga komentuesit.
“Këta e paskan sezonin e plazhit në dimër se këtu duken me xhupa!”, thotë një tjetër.
Endri Fugës, personit që kujdeset për imazhin e kryeministrit Edi Rama dhe për strategjitë e tij të komunikimit me median dhe publikun, duket se i paska shpëtuar ky detaj nga fotot.