Autoritetet në Gjiblartar kanë lejuar anijen-cisternë iraniane të largohet nga brigjet e saj pasi dha garanci se nuk do ta shkarkonte naftën në territorin e Sirisë.
Irani zyrtar ka dërguar në Gjiblartar një garanci me shkrim që nafta nuk do të dërgohej në Siri, ndaj Marina Mbretërore britanike ka vendosur të lejojë largimin e saj. Grace 1, që mbante naftë iraniane, u ndalua nga Royal Marines në 4 korrik, duke rritur tensionet mes dy vendeve. Madje për të mos lejuar largimin e anijes iraniane edhe SHBA-të kanë kërkuar mos daljen e saj në det.
Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif dënoi përpjekjen e SHBA-së për të mos lejuar daljen në det të anijes-cisternë duke akuzuar administratën Trump, shkruan BBC.
Dy javë pasi Marina Mbretërore britanike ndali cisternën iraniane, Irani kapi një tanker me flamur britanik, Stena Impero, por pavarësisht mohimeve zyrtare, ka pasur spekulime për një shkëmbim të anijeve nëse Grace 1 lirohej