Jeffrey Epstein i është gjetur në shtëpinë e tij në Manhattan, një pikturë e Bill Klinton i veshur me një fustan blu duke qëndruar në një karrige të Zyrës Ovale, shprehen burime ligjzbatuese për New York Post.
“Piktura qëndronte e varur në një dhomë në të djathtë sapo hyn brenda”- tha një burim për The Post. “Të gjithë ata që e panë qeshën”.
Por dekorimi i çuditshëm i shtëpisë së tij nuk mbaronte këtu.
66-vjeçari Epstein mbante në apartament një manekin të varur në tavan, i veshur me fustan dasme, duke shtuar se manekini qëndronte mbi një shkallë.
Një grua që vizitoi shtëpinë 56 milionë dollarëshe të Epstein konfirmoi ekzistencën e pikturës së Klinton në Daily Mail, por nuk përmendi manekinin. Ajo arriti të kapte një foto të pikturës, e cila u postua në internet të mërkurën.
Në të, ish-presidenti mund të shihet i ulur në një karrige në Zyrën Ovale – duke i drejtuar shikuesëve gishtin tregues – ndërsa kishte veshur taka të kuqe dhe një fustan blu të ngjashëm me atë Monica Leëinsky, që e kishte veshur gjatë lidhjes së tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Një pjesë e quajtur “Parsing Bill” u pikturua dhe u shit nga një artist me qendër në Neë York me emrin Petrina Ryan-Kleid. Saatchi Art, një galeri arti në internet, e përshkruan atë si një “pikturë vaji” me dimensione 40 Ë x 40 H x 2 in. Piktura brenda shtëpisë së Epsteinit duket të jetë me të njëjtën madhësi, dhe burime i thanë The Post se është bërë gjithashtu me vaj.
Përpjekjet për të kontaktuar me Ryan-Kleid ishin të pasuksesshme të mërkurën në mbrëmje. Një i afërm, i kontaktuar me telefon, tha se ai e dinte ekzistencën e pikturës, por nuk ishte në dijeni të një lidhje me Epsteinin.
Ndërsa kampi i Klinton nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për të komentuar rreth kësaj çështje.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e New York Post