Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Pakistanit: Mos lejoni të përsëritet “Srebrenica” në Kashmir


Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë shtuar pas vendimit të qeverisë indiane për t’i hequr rajonit statusin special.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, paralajmëroi sot mundësinë e një masakre të re të spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir. Ai kërkon që të pengojë një “Srebrenisë të dytë”.

“A do të vëzhgojë bota në heshtje masakrën dhe spastrimin etnik të myslimanëve në Kashmir, ashtu siç bëri me Srebrenicën?”, pyet kryeministri Khan në rrjetet sociale.

“Dua të paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare që nëse lejohet të ndodhë, ajo do të ketë pasoja të rënda dhe do të provokojë reagime në botën myslimane duke shkaktuar radikalizëm dhe cikle dhune”, shtoi Khan.

India revokoi më 5 gusht autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir, gjë që nuk është pritur mirë nga Pakistani, i cili ka gjithashtu pretendime për rajonin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *