Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi i rrëmben Skënderbeut synimin e merkatos, Kotobelli firmos për verilindorët


Blerim Kotobelli tashmë është zyrtarisht një futbollist i Kukësit.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin verilindor që fitoi konkurencën me Skënderbeun për ish-lojtarin e Flamurtarit pasi edhe Ilir Daja e donte me çdo kusht në skuadrën e tij.

Te Kukësi 27-vjeçari i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Partizanin, Teutën e Tiranën do të zëvendësojë Simo Rrumbullakun në krahun e majtë të mbrojtjes.

Afrimi i Kotobellit ishte një kërkesë e trajnerit Shpëtim Duro dhe drejtori Nderim Nexhipi sëbashku me presidentin Safet Gjici ja plotësuan dëshirën numrit 1 të stolit të Kukësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *