Vendosni fjalën kyçe....

Mrika shënon rekordin tjetër, ngjit me sukses 7 majat më të larta në 7 kontinente


Mrika Nikqi realizon misionin e saj. Pasi u bë e para 17-vjeçare, që ngjitet në majën më të lartë në botë në malin Everest, Nikqi ka kompletuar ngjitjen në 7 majat më të larta në shtatë kontinente të botës.

Adoleshentja nga Peja është futur tani në histori si alpinistja më e re në tërë botën që arrin të kompletojë ngjitjen e shtatë majave.

Shoqëruesi i saj në këtë aventurë ishte babai, Arian Nikqi.

Me datë 15.08.2019, në orën 9:45 me kohën lokale, Mrika dhe Ariani kanë ngjitur majën e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 Majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.

Mrika dhe Ariani bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë, që arrijnë ta kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.

Ata ndodhen në Kampin Bazë dhe kur moti t’ua lejojë kthimin deri në Papua, do zbulojnë detajet e aventurës së tyre.

Kjo ka qenë dhe një ndër aventurat më të rrezikshme për ta, sidomos kur u ngjitën në malin Everest. Ky sezon ka qenë ndër sezonet më tragjike në malin Everest, ku mbi 10 njerëz janë raportuar të vdekur. Sipas New York Times, shkak është bërë numri të tepërt të alpinistëve të papërvojë në mal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *