Vendosni fjalën kyçe....

Nëna tenton t’i fusë drogë djalit në burgun e Vlorës, e kishte fshehur në atlete


Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Vlorës, ku nëna e një të burgosuri të dënuar për vjedhje është përpjekur që t’i fusë drogë në qeli djalit të saj.

Sipas policisë, droga e llojit kanabis sativa ishte futur në shuallin e një palë atleteve sportive që nëna ia kishte sjellë djalit.

“Më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B dhe kjo e fundit tentoi ti fusë në I.E.V.P e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje)”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë, shtetasja 45-vjeçare me inicialet L.B është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Futja  ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”, ndërsa është ndalur për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” edhe shtetasi K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *