Një grup turistësh të huaj janë sulmuar në fshatin Borsh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.
Turistëve nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen nga lokali.
Furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit. Më pas kanë nxjerrë armë të ftohta dhe kanë tentuar ti godasin.
Ata kanë thyer xhamin e fugonit i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
Mjeti ka njoftuar policinë dhe ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një fugon i FNSH i cili ka dhënë ndihmën e parë.
Aktualisht forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorëve.