Vendosni fjalën kyçe....

Po riparonte pompën e ujit, 43-vjeçarin në Tiranë e zë korenti


Një 43 vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Brigada VIII”. 43 vjeçari me inicialet E.K ka qenë duke tentuar të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” shtetasi E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *