Vendosni fjalën kyçe....

Pushimeve të Metës po i vjen fundi: Dy javë kaluan si dy ditë (FOTO)


Pushimeve të presidentit të Republikës Ilir Meta po u vjen fundi. Për rreth dy javë, Meta u është larguar angazhimeve të tij politike për të kaluar pak kohë me familjen.

Presidenti ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, foto të pushimeve familjare që ka kaluar mes natyrës së bulur malore të Prevallës, në Kosovë.

 “Më në fund dy javë kaluan si dy ditë, jo vetëm falë bukurive befasuese të Prevallës dhe klimës që nuk e gjen dot diku tjetër, por edhe mikpritjes së veçantë të njerëzve e sidomos stafit të mrekullueshëm të Hotel Morea”, shkruan Meta.

Edhe pse në pushime, herë pas here presidenti ka publikuar mesazhe të ndryshme politike në rrjetet sociale ku i ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës të ulen në dialog si dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *