Vendosni fjalën kyçe....

Selena Gomez krijon kompaninë e saj kozmetike


Selena Gomez sapo i është bashkuar të famshmëve të tjerë si Rihanna dhe Kim Kardashian apo Kylie Jenner, duke krijuar linjën e saj kozmetike.

HollywoodLife” shkruan se këngëtarja 27 vjeçare, paraqiti zyrtarisht kërkesën për markën tregtare “Selena Gomez,” në shtetin e Kalifornisë, më 11 korrik.

Sipas aplikacionit të Zyrës së Patentave dhe Markave të Tregut, Selena do të shesë: “Aroma, parfume, kolonja, solucione pas rrojes, produkte kozmetike, produkte dushi,  produkte për kujdesin e trupit, për kujdesin e lëkurës, për kujdesin e flokëve, sapune, hidratues, preparate pastrimi , temjan, produkte për  thonjtë, produkte bukurie dhe vajra esencialë.

Nuk habitemi nga lajmet që Selena mund të krijojë perandorinë e saj të bukurisë, veçanërisht për shkak se ajo e do vetë e dashuron makeup-un.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *