Autopsia ka zbuluar se financieri Jeffrey Epstein kishte pësuar thyerje të shumta në kockat e qafës, duke thelluar misterin për rrethanat rreth vdekjes së tij.
Ndër kockat e thyer në qafën e Epsteinit ishte dhe kocka hyoid, e cila tek burrat është afër mollës së Adamit.
Sikurse shkruan “The Washington Post”, sipas mjekëve ligjorë këto lloj frakturash mund t’i pësojnë njerëzit që varen, veçanërisht nëse janë të moshuar. Por janë më të zakonshme tek viktimat e vrasjeve nga mbytja.
Epstein i cili ishte dënuar për pedofili u gjet i vdekur mëngjesin e së shtunës në qelinë e tij.
Prokurori i Përgjithshëm William P. Barr, e ka përshkruar vdekjen e tij si një “vetëvrasje të dukshme”.
Zyrtarët e drejtësisë nuk pranuan të komentojnë informacionin e ri nga obduksioni i Epsteinit.
Detajet e autopsisë përforcojnë teoritë konspirative se ai mund të jetë vrarë. Edhe Presidenti Trump ka spekuluar mbi rastin e Epstein, duke thënë se mund të jetë vrarë për të mos zbuluar sekretet e të tjerëve.