Policia e Korçës arrestoi në flagrancë një 38-vjeçar, pasi iu gjetën 35 doza me lëndë narkotike cannabis sattiva.
Gjatë kontrollit, të ndaluarit me iniciale L.M. iu gjet dhe një sasi lekësh. Njëkohësisht, policia e Korçë ndaloi dhe një person tjetër me iniciale F.A. nga Librazhdi.
Në makinën dhe banesën e tij u gjetën sasi lënde narkotike. Ai do të procedohet në gjendje të lirë. F.A. ka qenë i dënuar më parë për ”armëmbajtje pa leje’
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë një shtetas, si edhe procedohet penalisht një tjetër, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ kryer në bashkëpunim.
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se do të shpërndaheshin nga këta shtetas, si edhe një sasi lekësh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
L.M, 38 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për ‘Vjedhje’).
Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.A, 35 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd (i dënuar më parë për veprën Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit’).
Shërbimet e Policisë, nga informacione të siguruara në rrugë policore, ku dyshohej se shtetasit e mësipërm, bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe ushtronin aktivitetin në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kanë organizuar punën dhe kanë bërë lokalizimin e tyre në lagjet nr.8 dhe nr.17 të qytetit të Korçës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit L.M, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa si dhe 17.500 lekë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Citroen’ të cilin shtetasi F.A.,drejtonte si edhe në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan disa doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.