Vendosni fjalën kyçe....

18-vjeçari shqiptar shpëton nga deportimi, merr nota maksimale në provime


Adoleshenti shqiptar i cili i frikësohej dëbimit nga Anglia, sot feston pasi më 15 gusht mori nota maksimale në provimet finale të shtetit, në matematikë, kimi dhe biologji.

Stiven mësoi se ai kishte rezultuar i suksesshëm në provime dhe thotë për mediat lokale: “Një falënderim i madh për të gjithë ata që më mbështetën – kanë qenë disa javë stresuese, por unë jam i kënaqur me mënyrën se si shkoi e gjitha “.

Ai shtoi se ishte “i lumtur” që mbeti në qytet, ku do të fillojë një shkollim me firmën e administrimit të pasurisë Roëan Dartington. Adoleshenti fitoi një praktikë në një firmë menaxhimipër shkak të talentit të tij në matematikë.

Pothuajse 100,000 njerëz nënshkruan një peticion në fillim të kësaj vere duke i kërkuar Ministrisë së Brendshme që ta linte Stiven të qëndronte (lexo këtu).

18-vjeçari Stiven Bregu, fitoi apelin kundër urdhrit që ai të largohej nga Mbretëria e Bashkuar.  Stiven ishte vetëm 13 vjeç, kur nëna e tij ua dorëzoi trafikantëve në Shqipëri që ta sillnin në mënyrë të jashtëligjshme në Britani.

Ai ishte 14 vjeç kur mbeti në një cep rruge në mes të natës, pranë Keynsham në vitin 2015. Ai u strehua në një familje angleze si minoren dhe pas pesë vitesh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës.

Sjellja e tij, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe në jetën e përditshme, nxitën një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që mos ta dëbonin.

Për Stivenin pati reaguar edhe kryebashkiaku i Bristol-it, Marvin Rees-it, i cili iu referua si “një djalë i vendosur, i zgjuar e i dashur dhe se Bristol-i është me fat që e ka.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *