Një vrasës i dyfishtë i dënuar me vdekje, është ekzekutuar të enjten në Tennessee përmes metodës së elektricitetit që e zgjodhi vetë.
“CNN” shkruan se Stephen West u dënua në vitin 1986 për vrasjen me thikë të një nëne dhe vajzës së saj 15-vjeçare.
Ai i kishte shpëtuar disa herë dënimit me vdekje, duke përfshirë një ekzekutim të planifikuar që në vitin 2001 që u vonua kur ai filloi të apelojë vendimin.
Jack Campbell, një nga të afërmit e viktimave u ankua për sistemin ligjor. Xhaxhai i tij ishte burri dhe babai i nënës dhe vajzës së vrarë.
“Familja jonë ka vuajtur shumë gjatë 33 viteve të kaluara përmes të gjitha apelimeve që ne mendojmë se është shumë e padrejtë për këdo që I duhet ta kalojë këtë, kur të gjitha provat ishin atje dhe çështja mund të përfundonte brenda 24 orëve, dhe jo 33 vjet“, tha ai në një deklaratë.
West pushoi pak në karrigen elektrike para se të vdiste. Gazetarët thanë se fjalët e tij të fundit ishin: “Në fillim Zoti e krijoi njeriun”. Ai pastaj filloi të qante dhe tha: “Jezusi qau. Kjo ishte e gjitha”.
Ekipi juridik për mbrojtjen e West është revoltuar me ekzekutimin e tij, duke e justifikuar se ai vuante nga probleme mendore kur ka kryer krimin.
Vakti i fundit që West kishte ngrënë ishin patate të skuqura.