Vendosni fjalën kyçe....

Ishte larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë, 31-vjeçari gjendet i pajetë në Tiranë


Policia e Tiranës ka gjetur një trup të pajetë këtë të premte në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se viktima është shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte  shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa. 

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *