Pas pushimeve në zonën e Prevallës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ky i fundit e priti atë në zyrën e tij në selinë blu, në një takim që ka zgjatur për rreth 30 minuta.
Ky është takimi i parë mes dy aleatëve gjatë muajin gusht. Besohet se dyshja kanë diskutuar lidhur me aksionin e mëtejshëm të opozitës, lidhur me aktualitetin politike.
Situata politike ka qenë e tensionuar kohët e fundit me zhvillimet në Shkodër, ku kryebashkiaku i zgjedhur i PS-së Valdrin Pjetri, akuzohet se ka qenë I dënuar në Itali për trafik droge.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar rinisje të protestave në muajin shtator.