Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk ka nevojë për datë tjetër zgjedhjesh, 13 tetori për Shkodrën dhe Shqipërinë


Kreu i Shtetit Ilir Meta është shprehur në një intervistë nga Kosova për A2 CNN se pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit data për zgjedhjet në Shkodër ashtu si në gjithë Shqipërinë është 13 tetori.

Nuk ka nevoje, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”- tha Meta.

Meta më tej ka theksuar se problemi me Valdrinin nuk ka të bëjë vetëm me të por edhe me institucionet të cilat nuk kanë bërë punën si duhet.

Problemi nuk është i personit në fjalë, sepse ai edhe pse ka bërë një shkelje të ligjit ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë Italiane në rastin konkret. Problemi është kapja e institucioneve që nuk kanë bërë punën e tyre, për të verifikuar shkeljen e ligjit në rastin në fjalë”- u shpreh Presidenti.

Presidenti bëri thirrje për një hetim në punën e institucioneve pasi Pjetri edhe pse i dënuar nga institucionet italiane ka marrë certifikata sigurie në Shqipëri.

Fakti që personi ka pasur edhe detyra të mëparshme dhe certifikata të sigurisë të nivelit të lartë, për shkak të detyrave, tregon se duhet të bëhet një hetim me i thelluar për funksionimin e institucioneve të pavarura të shtetit që verifikojnë integritetin e të gjithë zyrtarëve tanë”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *