Milani ia ka vënë syrin futbollistit të Tottenhamit për ta zëvendësuar mbrojtësin aktual
Milani është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.
Pas largimit të Ignacio Abates, Davide Calabria dhe Andrea Conti po e mbulojnë pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Mirëpo, Rossoneri nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Contit, i cili pas lëndimit të rëndë nuk ka arritur kurrë ta rikthejë formën e dikurshme.
Prandaj, gjiganti italian po planifikon ta shesë përfaqësuesin italian në Werder Bremen këtë verë.
Ndërkohë, Milani e ka identifikuar mbrojtësin e Tottenhamit, Serge Aurier si zëvendësues të mundshëm të 25 vjeçarit Conti, i cili pritet të përfundojë në Bundesligë.
Aurier i kishte zhvilluar vetëm 8 ndeshje me klubin nga Premierliga sezonin e kaluar pasi e kishte përpara mbrojtësin Kieran Trippier.