Vendosni fjalën kyçe....

“Një memorial për Ardit Gjoklajn”, kërkesa dërguar bashkisë së Tiranës


Avokati Altin Goxhaj me studion e tij ligjore, ka filluar procedurat për marrjen e lejes në Bashkinë e Tiranës, për ngritjen e një memoriali kushtuar Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit që humbi jetën duke punuar i pasiguruar në qendrat e ricikluara të promovuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në kërkesën dërguar bashkisë, Goxhaj kërkon informacion për procedurat që qytetarët duhet të ndjekin për ngritjen e memorialit, si dhe për vendosjen e një emri përkujtimor në një nga rrugët apo sheshet e administruara nga Bashkia Tiranë.

Avokati përmend dhe rastet e ngritjes së memorialit përkujtimor për viktimat turke të Gusht Shtetit të 15 Korrikut 2016 në Turqi dhe vendosjes së emrit të një rruge me emrin “Rruga Dëshmorët e 15 Korrikut” si dhe vendosjes së emrit “Gjergj Filipi” (ish anëtar i G99) të rrugës perëndimore të Pallatit të Kongreseve në vitin 2016.

“Duke qenë se qytetarët duan të aplikojnë për ngritjen e një memoriali në një shesh dhe vendosjes së emrit përkatës të një rruge apo sheshi, kërkojmë që ky informacion i plotë dhe shterues të na vihet në dispozicion brenda datës 31 Gusht 2019 siç e parashikon edhe Legjislacioni për të Drejtën për Informim Publik.”, thuhet në kërkesë.

Po ashtu, Goxhaj thotë se në rast të mos ofrimit të informacionit brenda afateve ligjore, do të paraqesë ankesë pranë Komisionierit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku një ndër masat e parashikuara në rast te shkeljes së afatit të përgjigjes suaj është vendosja e gjobës për Kryetarin e Bashkisë Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *