Vendosni fjalën kyçe....

Nuk lejonte fadromën të hapte rrugën, 72-vjeçari u hedh granatën dy vëllezërve në Pogradec


Një konflikt për rrugën, desh ka shënuar viktima në Pogradec mbrëmjen e kaluar. Një 72-vjeçar akuzohet se ka tentuar të vrasë me granatë dy vëllezër në fshatin Dardhas.

Paraprakisht dyshohet se 72-vjeçari me inicialet E.F, nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij.

Ai është konfliktuar me dy vëllezërit dhe disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, dyshohet se ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve, B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç. Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Detajet e policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: R.F., 72 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dardhas, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë.

Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë , si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *