Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i “Google”: Miliarda fjalëkalime janë hakuar – si të kontrolloni tuajin


Kompania “Google” ka paralajmëruar përdoruesit e saj se i janë hakuar miliarda fjalëkalime, dhe qindra-mijëra emra përdoruesish dhe kombinime fjalëkalimesh.

Ekspertët në internet po nxisin përdoruesit e “Google” të sigurohen që po përdorin fjalëkalime të forta që nuk janë vjedhur tashmë, shkruan “The Sun”.

Në fillim të këtij viti, “Google” lançoi një reklamë shtesë për Kontrollin e Fjalëkalimit për shfletuesin e “Google Chrome”.

Kjo shtesë tregon një paralajmërim sa herë që hyni në një faqe në internet duke përdorur “një nga mbi 4 miliard emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet që janë hakuar“.

Google e bën këtë duke iu referuar detajeve tuaja të hyrjes, me një listë të madhe të logimeve të hakuara.

“Që prej fillimit tonë, mbi 650,000 njerëz kanë marrë pjesë në eksperimentin tonë,” shpjegoi Jennifer Pullman e Google.

“Vetëm në muajin e parë, ne skanuam 21 milion përdorues të emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve dhe mbi 316,000 i shënuam si të pasigurt – 1.5% e gjithë logimeve të skanuara.”, tha ajo.

Padyshim që ekziston një rrezik i madh për këdo që I janë hakuar emri dhe fjalëkalimet. Është e rëndësishmeqë si përdorues të “Google” të ndryshoni menjëherë detajet e identifikimit tuaj për të qëndruar të sigurt.

Hakerët blejnë lista të mëdha të këtyre fjalëkalimeve të kompromentuara sepse njerëzit shpesh i përdorin përsëri ato.

Si të kontrolloni fjalëkalimin tuaj

Programi falas i Kontrollit të Fjalëkalimit mund të ngarkohet në “Google Chrome” dhe ju tregon nëse detajet e llogarisë suaj janë komprometuar.

Pasi të instalohet, shtesa e Chrome shkon në sfondin e shfletuesit tuaj dhe kontrollon të gjitha detajet e hyrjes që keni përdorur.

Nëse fjalëkalimi ose emri juaj i përdoruesit përputhen me një bazë të dhënash të ‘Google’ me kredencialet e kompromentuara, programi do t’ishenjojë ato.

Një paralajmërim do të shfaqet në ekranin tuaj duke lexuar: “Kontrolli i fjalëkalimit zbuloi se fjalëkalimi juaj për faqen në internet nuk është më i sigurt për shkak të një shkelje të dhënash. Ju duhet të ndryshoni tani fjalëkalimin tuaj.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *