Vendosni fjalën kyçe....

Po hetonte një grabitje, vritet polici britanik


Një polic në Britani ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë, gjatë kohës kur po përpiqej të ndalonte një grabitje.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të mbrëmjes së kaluar pranë rrugës A4 midis Reading dhe Newbury.

Mirror” shkruan se dhjetë persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e oficerit Andreë Harper, mes tyre një djalë 13-vjeçar.

“Si forcë ne jemi shkatërruar për humbjen e kolegut tonë dhe të gjithë do të mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Forcat e policisë thanë se Harper ishte “vrarë ndërsa kryente detyrat e tij”, por nuk kanë konfirmuar detaje të tjera.

Kryeministri Boris Johnson tha se ai ishte “thellësisht i tronditur dhe i tmerruar” nga vdekja e oficerit Harper.

Dhjetë persona të moshës midis 13 dhe 30 vjeç janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e oficerit dhe janë në paraburgim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *