Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur në Tiranë ku katër punëtorë janë rrëzuar nga skelat ku punonin.
Nga rrëzimi ka humbur jetën njëri prej tyre i cili është nxjerrë i pajetë.
Tre punëtorët e tjerë janë dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00 në rrugën e ‘Elbasanit’ nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.
Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Dy punëtorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre.
Policia e Zjarrfikësja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër
Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.