Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni privat në Tennessee, piloti i NSCAR-it ndodhej në bord (VIDEO)


Piloti i famshëm i NASCAR-it dhe analisti i garave me makina, Dale Earnhardt Jr dhe gruaja e tij i kanë shpëtuar një përplasjeje të një avioni privat me të cilin ata po udhëtonin.

Avioni u rrëzua në Aeroportin e Elizabethton në Tennessee mbrëmjen e së enjtes. “CNN” shkruan se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.

Motra e pilotit, Kelley ka treguar se agta janë mirë dhe ndodhen në spital.

“Të gjithë janë të sigurt dhe janë dërguar në spital për vlerësime të mëtejshme. Ne nuk kemi asnjë informacion tjetër për momentin. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj,”, shkruan ajo.

Administrata Federale e Aviacionit tha se në bord ndodheshin dy pilotët e avionit dhe tre pasagjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *