Ministri italian i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini konfirmoi me shifra duke thënë se pas ngritjes së shqetësimeve për imigracionin nga ana e tij, numri i tyre ka rënë ndjeshëm në harkun e një viti.
“Natyrisht, shqetësimi im ka shërbyer për diçka”, theksoi Salvini, i cili drejtoi një takim të përvitshëm të drejtorive të të gjitha forcave të rendit para se të jepte një konferencë shtypi.
“Ulja e imigracionit është 80% në një vit, ne kemi ulur numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve, ne kemi ulur numrin e azilkërkuesve”, është shprehur Salvini duke shtuar se kursimi i realizuar nga pritja e të huajve do të shërbente për punësimin e 8 000 burrave dhe grave në forcat e rendit. Kryeministri italian, Giuseppe Conte kritikoi përqendrimin shqetësues të Salvinit mbi temën e imigracionit, në një letër të hapur shumë kritike drejtuar ministrit.
“Jam shumë i kënaqur me shqetësimin tim”, theksoi Matteo Salvini duke konfirmuar se ishte i lumtur për përpjekjet kundër imigracionit klandestin nga qeveritë e disa vendeve si Izraeli, SHBA-ja, Brazili dhe Gjermania.
Sipas raportit vjetor të Ministrisë së Brendshme, nga 8 691 imigrantë në total, 1 119 prej të cilëve minorenë të pashoqëruar, kanë zbarkuar në brigjet italiane gjatë 12 muajve të fundit (gusht 2018-korrik 2019), shifër në rënie me 80% në raport me 12 muajt e mëparshëm.