Vendosni fjalën kyçe....

Salvini dhe Conte përplasen për anijen spanjolle me emigrantë


Intensifikohen mosmarrëveshjet mbi anijen spanjolle të ankoruar në jug të Italisë me 147 migrantë në bord, midis Ministrit të Brendshëm të Italisë Matteo Salvini, kryeministrit dhe ministrave të tjerë.

 Kryeministri Giuseppe Conte e quajti  Salvinin “të pabesë” dhe “të fiksuar” me mbajtjen e migrantëve jashtë porteve italiane.

Dy ministra nuk pranuan të nënshkruajnë urdhrat e Salvinin, që ndalojnë anijen “Open Arms” të futet në Lampedusa.

 Conte tha që gjashtë vende të BE-së tani ishin “të gatshme të mirëpresin migrantët”.

Në një letër të hapur drejtuar Salvinit në “Facebook”, kryeministri permendi vendet si: Franca, Gjermania, Rumania, Portugalia, Spanja dhe Luksemburgu.

Emigrantët të shpëtuar nga brigjet e Libisë, kanë mbetur në det të hapur për dy javë. Ishulli i vogël i Lampedusës ka qenë prej kohësh një pikë tërheqëse për migrantët afrikanë që ikin nga dhuna dhe varfëria.

Salvini iu kundërpërgjigj Contes me një letër të hapur ku shprehet se politika e tij e “porteve të mbyllura” po funksiononte.

“Pa këtë qëndrueshmëri, Bashkimi Evropian kurrë nuk do të kishte lëvizur as gishtin, duke lënë Italinë dhe italianët vetëm, ashtu siç bëri në vitet e qeverive të Matteo Renzit dhe PD-së.”, janë fjalët e Salvinit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *