Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes bashkëshortëve në Bathore, kapet burri me automatik


Policia ka arrestuar një 60-vjeçar në Kamëz, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten.

Sipas uniformave blu, ata kanë marrë një informacion se në Bathore po ndodhte një konflikt i ashpër midis dy bashkëshortëve.

Kur kanë mbërritur në vendngjarje, policët kanë arrestuar 60-vjeçarin me inicialet R.S, I cili mbante edhe një automatic, të cilin akuzohet se donte ta përdorte për të kryer një krim në familje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale brënda familjes.

Marrja në kohë e informacionit, si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit Nr. 5, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti mes një çifti bashkëshortësh.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me qytë druri, 2 karikatorë dhe 96 fishekë, të cilat u gjetën gjatë kontrollit në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Bathore, Kamëz po ndodhte një konflikt i ashpër midis dy bashkëshortëve, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

– R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.

Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit automatik me dy karikatore me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim në familje, si dhe 96 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje” në ngarkim të shtetasit R. S.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *