Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia tropikale godet Japoninë, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur (VIDEO)


Të paktën një person ka humbur jetën dhe 49 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një stuhie tropikale që ka goditur Japoninë.

Stuhia Krosa goditi të enjten Hiroshimën në jug të Japonisë dhe tani po lëviz në veri, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Më shumë se 400,000 njerëz janë këshilluar nga autoritetet të evakuohen. Rreth 800 fluturime dhe shërbime treni janë anuluar, duke sabotuar udhëtimin gjatë sezonit të pushimeve verore.

Një burrë 82-vjeçar në prefekturën e Hiroshimës ka humbur jetën pasi u mbyt në det kur po lidhte varkën mes erërave të forta.

Krosa u klasifikua si një stuhi e fortë tropikale, një shkallë më poshtë se kategoria e tajfunëve.

Sikurse shkruan “BBC“, një grup prej 18 personash të bllokuar në brigjet e një lumi që ngrihet. Ata u evakuuan në terren më të lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *