Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lungomare, plagoset rëndë fëmija 10-vjeç


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një fëmijë vetëm 10-vjeç është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor të Lungomares, në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Fëmija me inicialet E.S., banues në Lushnjë ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor të Lungomares, automjeti tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *