Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Itali – Humbin jetën dy shqiptarë, tre të plagosur


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Bolonja-Taranto në Itali. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur pas orës 01:15 të mëngjesit, afër zonës komunale të Gateos, midis Riminit dhe Çezenës ku kanë humbur jetën një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare.

Nga vëzhgimet e para të policisë rezulton se makina e tyre, një “Renault Clio”, ishte e ndaluar në rrugë, kur u godit nga një “Volksëagen Passat” që vinte nga pas, në bordin e së cilës ishin tre persona.

Dy viktimat ishin një 28-vjeçar dhe një grua 38 vjeç, të dy shqiptarë.

Në bordin e makinës së dytë ishin tre persona, me origjinë italo-zvicerane dhe banuesë në Zvicër: shoferi 47-vjeçar, gruaja që ishte ulur pranë tij ishte 50 dhe tjetri 55 vjeç. Ata kishin edhe një qen në makinë, i cili nuk mbijetoi.

Tre të plagosurit janë dërguar në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *