Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme ku humbën jetën dy punonjës ndërtimi pas rrëzimit të skelës, dhe ka kërkuar një shpjegim nga Kryeministri Rama për këtë ngjarje.
Basha e cilëson rivalin e tij politik një njeri të pashpirt dhe arrogant pasi për turistët spanjollë që u konfliktuan me pronarin e një lokali në jug, u sensibilizua ndërsa për dy punonjësit e vrarë në mes të Tiranës nuk tha asnjë fjalë.
“Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës”-shkruan Basha.