Vendosni fjalën kyçe....

“Bugatti 110” makina më e mirë e kompanisë


‘Centodieci’ ose  ‘Njëqind e dhjeta’ është super makina më e re e Bugatti, që përkujton 110 vjetorin e kompanisë franceze. ‘Centodieci’ debutoi ditën e premte,16 gusht, në ‘Pebble Beach’. 10 milionë dollarë dhe motor 1.600 kuaj fuqi. Gjithsej, Bugatti do të prodhojë vetëm 10 të tilla.

“Me Centodieci-n ne bëjmë homazhe për makinën super sportive EB110, e cila u ndërtua në vitet 1990 dhe është shumë pjesë e historisë sonë tradicionale” tha Presidenti i Bugatti, Stephan Winkelmann, në një deklaratë për shtyp.

“EB110 është e vetmja Bugatti e prodhuar nën ish pronarin italian, Romano Artioli, në një fabrikë në Campogalliano, Itali, dhe jo në pallatin e famshëm të kompanisë në Molsheim, Francë” u shpreh Winkelmann për mediat.

“Sfida nuk ishte vetëm që të bënim një  automjet mahnitës për shkak të kthimit në retrospektivë, por përkundrazi, të krijonim një interpretim modern të formës dhe të teknologjisë së asaj kohe”tha Achim Anscheidt, projektuesi kryesor në kompaninë Bugatti.

‘Centodieci’ është e tëra e bardhë, e kjo ngjyrë nuk është rastësore.

“Në bojë të bardhë sepse është një formë komunikimi. Ne po demonstrojmë një kontrast të fuqishëm me ‘La Voiture Noire’, makinën e zezë. Dy forca plotësisht kundërshtuese, por të lidhura, si yin dhe yang” shtoi presidenti Winkelmann./Scan-tv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *