Një çift i ri në Pensilvani akuzohet se kanë mashtruar për shtatzëninë, lindjen dhe vdekjen e djalit të tyre vetëm me qëllim për të marrë para dhe dhurata nga të afërmit dhe njerëz të tjerë.
“ABC News” shkruan se Geoffrey dhe Kaycee Lang pretenduan se djali i tyre Easton Ëalt Lang erdhi në jetë më 3 korrik në Spitalin Memorial të Conemaugh dhe vdiq disa orë më vonë, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura të enjten.
Ata thanë se shkaku zyrtar i vdekjes së djalit kishte lidhje me frymëmarrjen pasi fëmija lindi me lëng në mushkëri.
Më shumë se 600 dollarë ‘cash’ dhe dhurata njerëzit i kishin dhënë çiftit për shkak të rastit. Por më vonë u zbulua se e gjitha kishte qenë një mashtrim.
Një faqe ‘GoFundMe’ u krijua për të mbledhur fonde për ceremoninë e varrimit të Easton.
Një grua e pa identifikuar i tha policisë që ajo hapi një faqe GoFundMe për Langs me kërkesë të nënës së Geoffrey Lang, sipas dokumenteve të gjykatës. Gruaja tha që Kaycee Lang ndihmoi në shkrimin e një paragrafi ku përshkruante nevojën për para.
Një mik i familjes tha se ishte e ftuar në festën e “Baby shower”-it dhe i dha si dhuratë çiftit rroba, dhe pelena.
Mirëpo zyrtarët e spitalit, ku çifti pretendonte se kishte ardhur në jetë djali i tyre, thanë se nuk kishin një procesverbal të Kaycee ose Easton Lang.
Po ashtu, punonjësit e Shtëpisë Funerale Hindman i thanë policisë se trupi Easton Lang nuk ishte djegur atje.
Kur efektivët shkuan në shtëpinë e çiftit, gjetën atje një kukull që dukej identik si foshnja në fotot e publikuara në rrjetet sociale.