Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja, pronari i lokalit hidhet mbi furgonin në ecje të turistëve spanjollë


Dy ditë pas incidentit që ndodhi në lokalin në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima dhunoi disa turistë spanjollë, publikohet videoja e momentit kur pronari i lokalit hidhet mbi furgon teksa automjeti është në ecje.

Sikurse shihet në videon e publikuar nga “Report TV”, Kokëdhima godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë ndërsa dy shoqëruesit shqiptar të turistëve filmojnë ngjarjen.

Ata kanë njoftuar policinë, ndërsa nga sa dëgjohet në videon ekskluzive të Report Tv, ata janë nisur nga Porto Palermo, ndodhen pranë Qeparosë, dhe do të shkonin deri në Sarandë në stacionin e policisë për ta dorëzuar aty pronarin që i rrezikoi jetën.

Gjithçka mund të ishte kthyer në një tragjedi. Rruga nga Porto Palermo në Himarë për në drejtim të Sarandës, është mjaft e vështirë, e ngushtë dhe me kthesa të forta.

Teksa situata është bërë gjithnjë edhe më e vështirë, në një rrugë prej 3 kilometrash me pronarin e çmendur mbi furgon, turistët spanjollë dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë. Edhe vet Mihal Kokëdhima, 51-vjeçar, kërkon që makina të ndalojë pasi nuk ka më forcë të qëndrojë mbi xham teksa furgoni është në ecje. Por edhe pasi ndalon dhe zbret nga xhami i përparmë i automjetit, Mihal Kokëdhima kërkon të hapë derën e furgonit dhe t’i sulmojë sërish turistët.

Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu

Shqiptarët në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë

Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët

Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt

Merrni policinë, Hajdeni se na vrau, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi

Shkoni në polici kështu

Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo…erdhën me thika, kanë thyer makinën

Në atë moment në rrugë shihet teksa kalon edhe një furgon policie i FNSH-së i cili ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar Kokëdhimën. Ai është kushëri i afërt i Koço Kokëdhimës, ish-deputet socialist, tashmë kryetar i partisë “Zgjidhja”.

Ndërkohë, nga sa dëgjohet nga cfarë thonë shqiptarët, turistët spanjollë nuk donin të hanin ushqimin e porositur në restorantin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo për shkak të shërbimit të keq, por pronari i është sulur duke i ofenduar dhe i ka ndjekur edhe pasi ata janë larguar me furgon,. duke ju hedhur mbi xham. 

Shqiptarët dëgjohen të thonë se pas tyre është edhe një tjetër automjet që po i ndjek, ndërsa thonë se kishin edhe armë të ftohta. Mihal Kokëdhima tashmë është i arrestuar nga policia.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ndërsa turistët patën edhe një takim me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi i cili i vizitoi në vendin ku ata po pushojnë. Edhe kryeministri kryeministri Edi Rama reagoi duke shprehur ndjesë ndaj turistëve dhe duke dënuar veprimin e rëndë të pronarit të lokalit. 

 Mihal Kokëdhima akuzohet tani për ‘kanosje’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.  Më herët, përpara se të hidhej mbi kofanon e furgonit, ai është konfliktuar fizikisht me turistët spanjoillë duke u shkaktuar dëme në trup, por më shumë është dëmtuar turistja spanjolle me inicialet K.R.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *