Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me marijuanë 29-vjeçari në Durrës, e kishte ndarë në doza gati për shitje


Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar në Durrës, i cili akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla nëpër qytet.

Të riut iu gjetën në banesë rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar si Marijuanë si dhe një peshore elektronike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Prita”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin siguruar informacione në rrugë operative, se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë;
• një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *