Vendosni fjalën kyçe....

Katy Perry akuzohet përsëri për ngacmim seksual, këtë radhë nga një grua


Pas akuzave të modelit Josh Kloss, këngëtarja Katy Perry akuzohet për herë të dytë për ngacmim seksual.

Sipas Popcrush, këtë herë akuzuesja është një prezantuese ruse, e quajtur Tina Kandelaki, e cila pretendon se ylli i popit e ngacmoi në një festë. Ajo pretendon se Perry ishte e dehur dhe u përpoq ta puthte dhe ta prekte në mënyrë jo të duhur.

“Një herë isha e ftuar në një festë private me Katy Perry, ku ajo, duke u treguar shumë e paqëndrueshme, më zgjodhi mua si një objekt për manifestimin e pasionit të saj”,  tha prezantuesja sipas faqes së internetit StarHit.

“Arrita të luftoj, stërvitja nuk kishte qenë e kotë dhe Katy menjëherë gjeti një viktimë të re për puthje, përqafime dhe kërcime të ndyra”, vijon ajo.

Është e paqartë kur ka ndodhur ky incidenti, por Kandelaki është frymëzuar për të folur për ngjarjen pasi modeli Josh Kloss e akuzoi këngëtaren se i kishte nxjerrë organin gjenital në publik gjatë një feste.

Perry ende nuk i është përgjigjur këtyre akuzave, por një ish-koleg i saj, Anderson Davis, e ka mbrojtur duke thënë se ajo është treguar profesionale kur ata punuan së bashku në 2008-ën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *