Vendosni fjalën kyçe....

Krokodili tërheq 10-vjeçarin nga varka dhe e gëlltit të gjallë para syve të familjarëve


Një krokodil ka ngrënë një djalë 10-vjeçar të gjallë përpara vëllezërve dhe motrave të tij në jug të Filipineve.

Gazeta “The Independent” shkruan se krokodili e tërhoqi fëmijën nga varka ku ishte ulur së bashku me dy vëllezërit dhe motrën më të madhe, pranë qytetit të Balabac – një zonë e famshme për sulmet nga krokodilë të mëdhenj.

Sipas policisë, babai i fëmijës e kërkoi atë gjithë natën por nuk ishte në gjendje ta gjente. Një peshkatar zbuloi më vonë mbetjet gjysëm të ngrira të djalit në një moçal vonë të hënën.

Krokodili i grykëderdhjes është zvarraniku më i madh në botë. Ekonomia dhe popullsia që po zgjerohet me shpejtësi në Filipine ka bërë që krokodilët – të cilët mund të rriten deri në 5 metra të gjatë dhe të peshojnë deri në një ton – janë detyruar të dalin nga habitatet e tyre të mëparshme pasi qytetet janë rritur. Si rezultat, vitet e fundit janë regjistruar numër më të madh të sulmeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *