Ndahet nga jeta një nga anëtaret e Familjes Mbretërore Holandeze. Bëhet fjalë për princeshë Christina-n, motra më e vogël e Mbretëreshës Beatrix.
Sikurse shkruan “Mirror”, Princeshë Christina u nda nga jeta në moshën 72 vjeçare, në Pallatin Noordeinde në Hagë, pas një beteje me kancerin e kockave.
Christina ishte më e reja nga katër vajzat e Mbretëreshës së ndjerë Juliana dhe burrit të saj me origjinë gjermane Prince Bernhard.
Christina lindi pjesërisht e verbër dhe vendimi i nënës së saj për të kërkuar ndihmë nga një shërues i quajtur Greet Hofmans, çoi në një krizë mbretërore në vitet ’50.
Christina e ndrojtur nga publiciteti dhe ish-bashkëshorti i saj Jorge Guillermo, djali i një mjeku kuban, kishin tre fëmijë bashkë: Bernardo, Nicolas dhe Juliana.
Çifti u divorcua në vitin 1996.
Martesa e hoqi Chistina-n nga vija e trashëgimisë për fronin Holandez dhe i lejoi asaj të jetonte jashtë oborrit mbretëror. Ajo ka jetuar në disa vende përfshirë Italinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.
Vitet e fundit të jetës i ka kaluar në Londër.