Vendosni fjalën kyçe....

Nxirret nga plazhi në gjendje të rëndë, i riu ndërron jetë rrugës për spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Plazhin e Spillesë, në Kavajë. Sipas policisë, një 32-vjeçar është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Identiteti i tij i plotë nuk jepet ende por vetëm inicialet J.Xh. Ai ishte banues në fshatin Luz i Madh të Rrogozhinës.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i vdekjes së të riut.

“Rreth orës 12.00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.

Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *