Vendosni fjalën kyçe....

Pjerin Ndreu i përgjigjet akuzave të Bashës: Shihemi në gjykatë


Pas akuzave të vazhdueshme nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, se ai ka lidhje me krimin, Pjerin Ndreu i cili është betuar si kryebashkiak i Lezhës, e ka kërcënuar Bashën se do e çojë në gjykatë për shpifje.

Ai shprehet se “as perëndia në qiell” nuk ka shansin t’i gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminimi.

Ndreu mes të tjerash thotë se e fton Bashën publikisht për një vizitë, për të folur për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit.

 “Per Lulezim Bashen: Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres. Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. As ti e as perendia me qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel inkriminimi.

Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp. Leri llafet ne ere se I sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish ne Lezhe te pres!”, shkruan Ndreu.

Kryedemokrati Lulzim Basha publikoi sot një video përmes së cilës përmendte emrat e eksponentëve të PS-së që sipas tij janë të lidhur me krimin, mes tyre edhe Pjerin Ndreu.

“Pjerin Ndreu në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet, por kandidohet dhe mbrohet nga Edi Rama.”, thoshte Basha për Ndreun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *