Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri përpin 15 mijë shtëpi në kryeqytetin e Bangladeshit


Një vatër e madhe zjarri në një lagje të varfër të kryeqytetit të Bangladeshit la më shumë se 50 mijë persona të pastrehë. Më shumë se 15 mijë shtëpi u shkatërruan totalisht si pasojë e flakëve të ferrit që pushtuan rrethinat e lagjes Chalantika në Dhaka.

Shumë nga banesat kishin çati prej plastike dhe kjo ishte dhe një nga arsyet që çoi në përhapjen e flakëve me shpejtësi.

Deri tani nga burime zyrtare nuk raportohet për viktima pavarësisht disa të lënduarve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në këtë lagje të varfër të qytetit dhe autoritetet kanë nisur një hetim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *