Tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur në trazirat mes tifozëve të klubeve rivale të futbollit në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa.
“BBC” shkruan se dhuna shpërtheu përpara një ndeshjeje të planifikuar midis klubeve Motagua dhe Olimpia të shtunën në mbrëmje.
Turmat nisën të hidhnin gurë drejt autobusit të ekipit Motagua, ku mbetën të plagosur tre lojtarë për shkak të copëzave të thyera të xhamit.
Përplasjet më pas u përhapën si brenda ashtu edhe jashtë Stadiumit Kombëtar, pasi zyrtarët anuluan lojën për shkak të incidentit.
“Tre njerëz vdiqën dhe shtatë të tjerë u qëlluan me thikë. Njëri prej tyre është një djalë. Tre prej të plagosurve të rritur janë në gjendje kritike”, tha zëdhënësja e spitalit Laura Schoenherr, për Reuters.
Më shumë se 10,000 njerëz ndodheshin në stadium kur shpërtheu dhuna. Policia përdori gaz lotsjellës për të sprapsur rebelët.
Tre lojtarët e plagosur janë Emilio Izaguirre, Roberto Moreira dhe Jonathan Rougier.
https://www.youtube.com/watch?v=tWF6ZaaeexA