Gjerndet një trup i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e Adriatikut. Mësohet se trupi është gjetur rreth 1 milje në det të hapur nga peshkarexha “Emiliani”, në Durrës.
Trupi i pajetë ishte i lidhur me letër natriban dhe ishte hedhur në det, ç’ka ka sjellë dyshimet se kemi të bëjmë me një vrasje. Do të jetë laboratori i kriminalistikës, që do të kryejë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Kufoma është e dekompozuar dhe kjo ka sjellë vështirësi në identifikimin e tij. Për momentin dihet vetëm se i përket seksit mashkull.