Vendosni fjalën kyçe....

Hetim biznesit pas dajakut të turistëve, ku ishin tatimorët më përpara?


Padyshim ngjarja e pak ditëve më parë kur pronari i një lokali në Porto Palermo u hodh mbi furgonin me turistët spanjollë ka tronditur gjithë opinionin publik. Pas incidentit nuk është nën hetim vetëm pronari i lokalit Mihal Kokëdhima, por edhe biznesi i tij po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.

Gjë që sigurisht duhej të ishte bërë më përpara dhe jo të pritej të ndodhte një incident për ta bërë këtë.

Shumë media po raportojnë se po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet shtetërore. Pra ka nisur një hetim financiar mbi biznesin. Madje, në rast se do të konstatohen mangësi, nuk përjashtohet mundësia që lokali buzë detit të shembet, edhe pse aktualisht ndodhet në proces legalizimi.

Por a nuk do duhej që autoritetet përgjegjëse t’i kishin bërë më përpara këto verifikime? A nuk do duhej që aktiviteti i lokalit të ishte mbyllur që më parë nëse vërtet do të kishte aq shumë parregullsi? Ku ishin tatimorët deri më tani? Nëse ky lokal do të kapet në shkelje, a nuk duhet që edhe shërbimet tatimore të japin llogari?/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *