Vendosni fjalën kyçe....

Klienti i armatosur vret kamarierin, nuk i solli shpejt sanduiçin


Pas incidentit me turistët spanjollë në Porto Palermo, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ku përfshihen klientët dhe një lokal, këtë radhë në Francë.

Me sa duket i zemëruar për shërbimin e ngadaltë, një klient i një restoranti në Francë ka qëlluar një kamerier.

Sipas hetuesve, klienti u mërzit në mbrëmje në restorantin në periferi të Noisy-le-Grand, në lindje të Parisit, sepse sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur aq shpejt sa ai e kërkonte. Ai nxorri një pistoletë dhe qëlloi kamerierin në shpatull.

Viktima, një 28-vjeçar vdiq në vendin e ngjarjes. Ndërkohë klienti i armatosur është arratisur dhe autoritetet janë vënë në ndjekje të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *