Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai ka përzënë investitorët e huaj nga Shqipëria.
Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, Basha thotë se të gjitha e nxjerrin si kryeministrin më të korruotuar të Ballkanit.
Basha bën thirrje për largimin sa më të shpejtë të Ramës, pasi sipas tij vetëm kështu mund të rimarrim investime në vend.
“Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit.
Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria.
Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Hajduti Psiqik në Shqipëri në 6 vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në planet, pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.
Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend. Me Edi Ramën nuk ka investime, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, por vetëm grabitje, vjedhje, varfëri dhe papunësi.
Që të zhvillojmë ekonominë dhe të marrim investime, duhet të largojmë hajdutin psiqik dhe bandën e tij.”, shkruan Basha.